top of page

Ajkuna Dakli

Prozatore dhe Poete

AJKUNA DAKLI u lind në Elbasan në vitin 1969. Studimet universitare i ka kryer në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, dega Matematikë. Në vitin 2001 largohet nga Shqipëria dhe vendoset bashkë me familjen në Toronto-Kanada, ku jeton edhe sot. Aktualisht punon në fushën e siguracioneve por pa hequr dorë nga letërsia dhe pasioni i saj për të shkruar. Libri i saj i parë i botuar në vitin 2016, në Tiranë nga botime Botart është një përmbledhje me poezi e titulluar “Rrokje“. Libri i dytë është përmbledhja me tregime "Çizme lëkure në kohë lufte“. Botuar në vitin 2020 nga shtëpia botuese "Onufri". Tre vjet më vonë, në Nëntor 2023 Ajkuna botoi librin e tretë të saj, dhe të dytin në prozë të shkurtër të titulluar “Portrete pa kornizë” . Ajkuna, pavarësisht angazhimeve të saj të përditshme dhe largësisë, përpiqet gjithnjë që përmes rrjeteve sociale të jetë aktive dhe pranë lexuesve të saj duke shkruar krijime e artikuj të ndryshëm në shtypin online. Ka botuar në në gazetën letrare-kulturore Ex Libris revistat Peizazhe të fjalës, Defekt- teknik, Poeteka etj.

.

bottom of page