Arben Kallamata
Prozator dhe Gazetar
Arben Kallamata ka studiuar në Fakultetin e Filologjisë të Universitetit të Tiranës dhe ka kryer studime pasuniversitare në Universitetet e Harvardit dhe të Bostonit. Ka punuar si redaktor në të përjavshmen letraro-artistike “Drita” dhe Zv. Drejtor i Radio Tiranës. Që nga viti 1997 jeton në Kanada. Arben Kallamata ka përkthyer ndër të tjera dy kryeveprat e Xhorxh Orwellit “Ferma e kafshëve” dhe “1984”, romanin “Xhuxhët” të Harold Pinter, si edhe librin “Raportimi dhe shkrimi i lajmeve” të Melvin Mençer. Krahas publicistikës së botuar në shtypin shqiptar dhe atë kanadez, ai është autor i romaneve “Kronikë bastardësh ose canis familiaris” (1997), “Hijet e muzgut” (2019) e “Un mort” (2022) dhe vëllimit me tregime “Vizita e Fundit” (2024).
.