top of page
Flurans Ilia
Shkrimtar dhe Poet
Flurans Ilia, u lind në Berat në vitin 1971. Ai është shkrimtar dhe poet, autor i disa librave me poezi dhe tregime të shkurtra të botuara gjatë viteve 2000, si dhe romanit “Jashtë sezonit”, Buzuku, 2013.
Fluransi prezantohet në Panairin e Librit Shqiptar në Toronto me përmbledhjen e tij poetike “Hapësirë midis dy notave”, Jozef Publishing, 2022, dhe me përmbledhjen e tij me tregime të shkurtra “Katër palë flatra”, Jozef Publishing, 2023.
Fluransi është përfshirë në disa antologji të poezisë dhe tregimeve të shkurtra shqiptare. Pas një jete nomade midis Europës dhe Amerikës, në vitin 2008 u vendos përfundimisht në Montreal, Kanada.
.
bottom of page